Flash News

KRYESORE

Vetëvrasja e punonjësit të policisë në Fier, flet zëvendësministri i Brendshëm

Vetëvrasja e punonjësit të policisë në Fier, flet

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka folur sa i takon ngjarjes së ndodhur sot në Fier ku një punonjës i policisë vrau veten me armën e shërbimit brenda ambienteve të komisariatit. Sipas familjarëve, punonjësi i policisë ishte në tension pasi nuk po plotësonte dot dokumentat e kërkuara sa i takon vetingut.

Zëvendësministri Hodaj u shpreh se për rastin në fjalë ka nisur hetimet që pritet të zbardhin edhe arsyet që e çuan punonjësin e policisë drejt vetëvrasjes.

“Rasti është tragjik. Siç është në çdo rast kur një punonjës policie humbet jetën ose kur një qytetar humbet jetën. Unë e kuptoj edhe dhimbjen e familjarëve se kanë humbur njeriun e tyre të dashur, gjithsesi ka një hetim që po çohet përpara i cili besoj do të zbulojë arsyet që çuan në këtë gjest.

Edhe ky punonjës kishte folur me juristen që është përgjegjëse në Fier për ti këshilluar dhe kishte marrë dhe informacionin që nuk duheshin dokumenta shoqërues për formularin”, u shpreh Hodaj në rubrikën “Opinion” në “News24”.

Të fundit