Flash News

KRYESORE

Vetëvrasja e shoferit të Xhafajt/ “Ç’siklet ka Rama, tani luan edhe rolin e prokurorit"

Vetëvrasja e shoferit të Xhafajt/ “Ç’siklet ka

Vdekja e gardistit dhe një prej shoferëve të Ministrisë së Brendshme, Shkëlzen Qordja ka sjellë reagime të furishme edhe në politikën shqiptare.

31-vjeçari u gjet i vdekur dje në mëngjes me një plumb në kokë në garazhin e Gardës së Republikës në Tiranë.

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili reagon përmes një statusi në ‘Facebook’, ndërsa sulmon Ramën se po luan sërish rolin e prokurorit.

Deri tani policia ka deklaruar zyrtarisht se i riu është vetëvrarë, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes për rrethana ende të paqarta.

Reagimi:

Çfarë sikleti të madh ka kryeministri, qe serish behet prokuror.

Kryeministri i mbaroi vete hetimet, dha edhe përfundimet per ngjarjen e rende te shoferit te ministrit te brendshëm.

Ç'siklet ka kryeministri qe nxiton kaq shume te flase, te beje hetuesin edhe prokurorin???

Prokuroria po heton,po ben punen e saj dhe nuk ka nxjerre akoma nje qendrim perfundimtar.

Kaq te madh e ka sikletin kryeministri,qe po nxjerr perfundime dhe po i imponon prokurorise se ç'duhet te thote.

Ç'siklet ka kryeministri qe nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit te sigurisë me te larte ne vend???

Ky kryeministër i inkriminuar ka shume siklete te cilat po dalin,por edhe do vazhdojne....te dalin nje nga nje.

Të fundit