Flash News

KRYESORE

Vetëvrasjet në burgje, reagon deputeti i PD: Numri është më i lartë se mesatarja evropiane

Vetëvrasjet në burgje, reagon deputeti i PD: Numri është

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku një 38-vjeçar i burgosur u vetëvar  në burgun e Fierit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Shehu shprehet se numri i vetëvrasjeve në burgjet tona është shumë më i lartë se mesatarja evropiane për popullsi, dhe kjo tregon se diçka thelbësore nuk funksionon si duhet në vendet e vuajtjes së dënimit.

Ai gjithashtu ka shtuar se gjendje kërkon një analizë të plotë, përgjegjësi e përmirësim urgjent.

Një tjetër vetëvrasje sot në burgjet tona, në Fier këtë radhë. Numër shumë i lartë vetëvrasjesh në vendet e vuajtjes së dënimit te ne, shumë më e lartë kjo se mesatarja evropiane për popullsi. Tregues serioz që diçka thelbësore nuk funksionon si duhet në burgjet tona. Janë kushtet, niveli i trajtimit, presioni psikologjik, mungesa e profesionalizmit te personelit, puna e pa mjaftueshme psikologjike etj, shkaqet këtu? Sidoqoftë kjo gjendje kërkon një analizë të plotë, përgjegjësi e përmirësim urgjent”, shkruan Shehu.

Të fundit