Flash News

KRYESORE

‘Vetingu i politikës’/ Projekti i PD ‘me shpatë’, ‘ligji i Ramës’ masa mbrojtëse për zyrtarët

‘Vetingu i politikës’/ Projekti i PD ‘me

Në paketën e paraqitur nga Partia Demokratike, për atë që është quajtur ‘vetingu i politikës’ ka një ndryshim thelbësor me ligjin aktual të pasurisë së politikanëve. Në këtë të fundit, nëse ke gënjyer për pasurinë duke plotësuar një formular të pavërtetë, apo nëse ke lidhje të papërshtatshme me elementë të dyshuar si të inkriminuar, nuk hiqesh nga posti apo nuk të ndërpritet mandati, por lejohet ‘nisja e hetimeve’. Kjo i jep mundësinë politikanit me mandat apo post të lartë publik që ta përdorë detyrën shtetërore dhe mbrojtjen që rrjedh prej saj në favor të vetes dhe fitimi të pafajësisë, edhe pse mund të jetë kundravajtës.

Në ligjin e propozuar nga PD ndërpritet menjëherë mandati nëse konstatohet mashtrimi me pasurinë ose mosjustifikimi i saj.

Kështu sipas këtij propozimi:

5. Kur subjekti i përmendur në pikën 1, nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra.

“Nëse subjekti që i nënshtrohet vettingut ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën apo përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, atëherë sipas ligjit ndaj tij zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën. I njëjti ndalim zbatohet edhe kur me vendim të organit përgjegjës kushtetues, për subjektin vërtetohet mosjustifikimi i ligjshmërisë së pasurisë.”

Burime në PD i thanë Politiko.al se synimi i ligjit është dekriminalizimi me vetting i politikës dhe pasuria është pjesë apo etapë e dytë e saj. Pra, pasuria duhet konsideruar si një derivat i lidhjeve kriminale të politikanëve.

Të fundit