Flash News

KRYESORE

Vetingu për ish-kryeprokurorin Llalla; 5 gjyqtarët që do vendosin për fatin e tij

Vetingu për ish-kryeprokurorin Llalla; 5 gjyqtarët që do vendosin

Është zgjedhur trupa gjykuese që do të vendosë për fatin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas ankimit të Komisionerit Publik.

“Panorama” raporton se trupa gjykuese përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Como.

Relator : Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari

“Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës”- ben me dije Komisioni i Posacëm, duke sqaruar se "Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla".

Kujtojmë që deri më tani, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.

Të fundit