Flash News

KRYESORE

Veto e Francës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Media gjermane tregon prapaskenat sesi Merkel po përpiqet t’i ndërrojë mendjen Macron-it

Veto e Francës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të përpiqet të bindë presidentin francez Macron të heqë dorë nga vetoja për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në lidhje me procesin e tyre të anëtarsimit në BE.

Kështu raporton gazeta ‘Panorama’, duke cituar agjensinë e lajmeve gjermane DPA.

Sipas DPA, Franca synon të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë në tetor.

DPA shkruan se kjo u raportua gjithashtu edhe nga Reuters ditën e djeshme dhe “ndoshta do të shfaqet si një çështje diskutimi gjatë një takimi të planifikuar midis Merkel dhe Macron të Dielën, përpara mbledhjes së Këshillit Evropian javën e ardhshme”.

Më tej agjencia gjermane e lajmeve shkruan se “Gjermania miratoi hapjen e bisedimeve të pranimit me të dy vendet në tetor, ndërsa Hollanda dhe Danimarka janë dakort vetëm për Maqedoninë që të fillojë bisedimet.

Vendet e tjera shihen si kryesisht pozitive për Maqedoninë dhe Shqipërinë, me një vërejtje që Greqia dhe Bullgaria nuk duan të shohin që të dy shtetet të ndahen ne kete proces” shkruan me tej DPA.

Të fundit