Flash News

KRYESORE

Veto për negociatat? Bushati: Nuk është në interesin e Greqisë të bllokojë Shqipërinë

Veto për negociatat? Bushati: Nuk është në interesin e

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati nuk beson se është në interesin e Greqisë vendosja e vetos për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me vendin tonë.

Duke folur për ‘Zërin e Amerikës’, Bushati tha se Shqipëria kërkon një marrëdhënie strategjike me Greqinë, por kjo duhet të realizohet nëpërmjet respektimit të së drejtës ndërkombëtare. Ai theksoi se ishte marrë vesh me homologun Nikos Kotzias, për të nisur diskutimet politike për t’i dhënë zgjidhje problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve.

“Natyrisht nuk besoj se është në interesin dhe dëshirën e Greqisë për të vendosur kushtëzime në prespektivën evropiane të Shqipërisë. Por nga ana tjetër, siç u bë e qartë gjatë prezantimit të programit të qeverisë nga kryeministri Edi Rama, çka pasqyrohet edhe në pjesën e programit që flet për politikën e jashtme, ne jemi të interesuar për tu kyçur në një marrëdhënie realisht strategjike me Greqinë, në një marrëdhënie që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe frymën evropiane. Kemi rënë dakord për një kalendar të qartë aktivitetesh që do të përfshijë jo thjesht burokratët dhe pjesën teknike të dy vendeve, por edhe pjesën politike me synim për të përshpejtuar rrugën e zgjidhjes për një pjesë të mirë të problematikave që e mbajnë larg pritshmërive marrëdhënieve shqiptaro-greke”, deklaroi Bushati.

Të fundit