Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Veton Surroi: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë një mashtrim politik...Brenda 10 viteve rikthehem në politikën aktive
Veton Surroi një ndër personazhet e njohur të mendimit shqip ka qenë i ftuari i radhës në takimin “Letërsia dhe Qyteti” mbajtur në Prishtinë, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma. Pas një zhvendosje nga jeta aktive politike pas largimit nga partia Ora, i pyetur se si e shihte veten në dekadën e ardhshme, Surroi ka pranuar se e sheh në politikë, dhe pse vijon të jetë në të përmes reagimeve dhe shkrimit. Ndërsa përsa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në dekadën e ardhshme Surroi tha se raportet në masë të madhe do të varen nga ajo çfarë do të ndodhë në procesin e tashëm të dialogut. Ai ka shfaqur shpresën se në vend të një situate pa krye në të cilën është nisur Kosova, do të ketë një ndryshim dhe nëse ka ndryshim sipas tij brenda 10 viteve të ardhshme Kosova dhe Serbia do të jenë dy shtete demokratike të cilat do të përpiqen që në formë të vështirë por me shumë vullnet të krijojnë një ambient tjetër.
Lidhur me debatet e hapura kohët e fundit mbi idenë e korrigjimit të kufijve dhënë nga dy presidentët ai serb dhe presidenti i Kosovës Surroi sheh si zbatues dhe autor të projektit për shkëmbim kufijsh, presidentin Hashim Thaçi. Sipas tij ky projekt do të ketë pasoja të rënda për Kosovën nëse vihet në jetë. “Është një projekt që nuk është i menduar mirë, ose është i menduar mirë tjetërkund, por i zbatuar këtu me pasoja negative për vendin.
Nuk mund të ketë korrigjim të kufijve mes dy shteteve të cilat nuk e kanë njohur njëra tjetrën. Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë procesin e negociatave në mënyrë që si të barabarta të krijojnë një marrëveshjeje paqeje dhe pasi të kenë vendosur parametrat e marrëveshjes së paqes. E marrëveshja e paqes nënkupton edhe përgjegjësi për të gjitha ato viktima të luftës, për shkatërrimin,për përndjekjen për gjenocid, për 1648 të zhdukur dhe nevojën që të zbulohen të gjithë ata”, tha Surroi. Më tej ai foli edhe për raportet e Kosovës me Shqipërinë duke u treguar kritik për politikat e bashkëpunimit që deri tani kanë demonstruar të dyja vendet.
“Përderisa ekzistojnë pritshmëri të mëdha për bashkëpunim del një problem i cili është aq banal si patatja dhe tregon realitetin e komunikimit të dy shteteve, tha ai. Derisa nuk mund ta zgjidhësh një problem si patatja si mund ti zgjidhësh problemet e tjera, ndërkohë që patatja simbolike e Maqedonisë udhëton gjithandej po ashtu ajo e Malit të Zi”, tha Surroi. Ai ka shtruar nevojën për vendosjen e një regjimi ndërmjet të dyja vendeve i cili është i ngjashëm me atë të shteteve të BE. Sipas tij prioriteti shtetëror i Shqipërisë do të duhej të ishte zgjerimi i hapësirës së komunikimit eliminimi i barrierës e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për Kosovën.
Ka përmendur vetëm një ndryshim. Sipas tij, Kosova nuk do të mund të komunikojë njëjtë me të gjithë fqinjët dhe si absurditet më të madh e ka konsideruar fakti që Kosova është importuesi më i madh i mallrave të Serbisë ndonëse ka ende një konflikt të hapur me këtë shtet . Duke folur për klasën politike qeverisëse, ai e ka përkufizuar atë si keqpërdoruese në masë të madhe. Në vend të shtetit social, sipas Surroit, Kosova ka mbërritur në shtet post-otoman por para-social. Sa i përket Gjykatës Speciale, ai mbetet i pashpresë për të.
Në çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Surroi sheh një mashtrim politik në këtë temë, e cila sipas tij, shfaqet çdoherë për t’u mënjanuar një problem tjetër, siç është tani rasti i shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Veton Surroi ka rrëfyer më tej për fëmijërinë, adoleshencën, periudhën e luftës në Kosovë dhe angazhimin e tij përmes fjalës, në të dyja fushat. Shkrimtari shpalosi para të pranishmëve edhe pjesë nga fëmijëria e tij e rrethuar me libra dhe ndikimet ndoshta të pavetëdijshme nga i ati. Themelimin e Grupit KOHA, Surroi e ka quajtur si çlirim mendor të asaj kohe, teksa tregoi se aktualisht, po merret me tri projekte të reja që janë më shumë afër zhanrit letrar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38