Flash News

KRYESORE

Vettel i motivuar: Kërkoj titullin kampion me çdo kusht

Vettel i motivuar: Kërkoj titullin kampion me çdo kusht

 Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, është shprehur se është optimist dhe i motivuar për Botërorin e Formula 1.

Në një intervistë për “Sport Bild”, piloti gjerman, 4 herë kampion bote, ka thënë se që kërkon me çdo kusht të sjellë në Maranello titullin e kampionit që mungon prej vitit 2007.

“Te Ferrari jemi të gjithë të motivuar, madje edhe unë përpiqem të ushtroj presion te vetja ime. Gjëja më e rëndësishme është të mbetemi të bashkuar si skuadër dhe të kemi një objektiv të qartë. Pasioni i njerëzve brenda Ferrarit është i ndjeshëm dhe të gjithë po sakrifikojnë diçka personale për të arritur te suksesi i ekipit”, është shprehur Vettel.

Botërori i ‘Formula 1’ starton pas dy javësh në pistën e Melbourne.

Të fundit