Flash News

KRYESORE

Vetting "çertifikon" 3 dekada në uniformën e policisë të Gjovalin Lokës: Ka qenë sigurims, por s'firmosi asnjë dokument

Vetting "çertifikon" 3 dekada në uniformën e

Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ka kaluar me sukses Vettingun, duke u konfirmuar sërish në detyrë. Në vendimin e dhënë gjatë seancës së sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thekson se Loka është i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Ndërsa përgjatë hetimit për efekt të vettingut komisioni i jashtëm në gjetjet e tij bëri publik faktin se Loka përgjatë janar 1991 deri më qershor 1991 kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në rolin e operativit në Bicaj të Kukësit.

Referuar këtij fakti, Loka ka kërkuar të mos diskriminohet pasi ska dënuar, keqtrajtuar apo rekrutuar askënd.

“Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit”, tha ai.

Në vijimësi, trupa e Komisionit të Vettingut bën me dije se: “në vitin 2002-2003 kur Loka ka qenë në Vlorë dhe Lezhë, SHISH ka pasur informacione për favorizime të policëve të ndryshme.

Por të gjitha praktikat nuk janë çuar deri në fund për t'u faktuar. Ndërsa për përjashtimin nga policia Loka ka fituar të drejtën në gjykatë për t'u rifutur në polici. Po ashtu ka fituar edhe 11 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Testi psikologjik ka rezultuar së është i aftë dhe pa asnjë problem.

Gradat që mban Loka janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Loka ka medalje nderi nga ministri i Brendshëm. Medalje e marrë në vitin 2019. Nga 2013 deri ne 2019 nuk ka asnjë masë disiplinore.Subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë kontrrollit të vettingut. Loka ka qenë administrator i një kompanie të eksportit të kastravecat e detit në Turqi. Por ministria e mjedisit si ka rinovuar licencën dhe këtë subjekt e la pa aktivitet”.

I pyetur nëse e ka tejkaluar ndonjëherë forcën e përdorur në tubime gjatë ushtrimit të detyrës, Loka është përgjigjur se: Jam drejtori që menaxhoj protestat e tubimet. Ndryshe nga vitet e kaluara kur plani i masave ishte evaziv. Unë kam kurajo kam plan masash, vendos emrin tim. Dua te them nga protesta e 16 shkurtit më e madhja. Gjykoj që policia e shtetit ka bërë veprime ligjore e standarde e kanë konfirmuar edhe partnerët që na asistojnë. Kemi pas raste sporadike kur është tejkaluar kompetenca nga policët, por janë marrë masa. Kemi proceduar policë, ka patur heqje page deri tek përjashtim nga policia e shtetit.

Të fundit