Flash News

KRYESORE

Vetting edhe për politikanët, vjen reagimi i parë: Nëse ndodh, s’do ngelemi as gjysma në kuvend

Vetting edhe për politikanët, vjen reagimi i parë: Nëse

Pas paralajmërimit të fortë të kryeministrit Edi Rama sot në kuvend, se pas prokurorëve dhe gjyqtarëve, në sitën e vettingut do të kalojnë edhe politikanët dhe zyrtarë të tjerë të lartë, vjen reagimi i parë në radhët e deputetëve.

Ka qenë deputeti Tom Doshi, i cili pak ditë më parë u denoncua nga DASH si një politikan i përfshirë në nivele të larta korrupsioni, ai i cili para gazetarëve ka komentuar deklaratën e kryeministrit.

Sipas tij, duhet të nisë hetimi nga ata politikanë që kanë vila e makina të shtrenjta, e në këtë mënyrë kuvendi do të mbetet vetëm me gjysmën e numrit të deputetëve që janë aktualisht.

“Kështu i bie të kalojnë të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse do të bëhet Vettingu në politikë, atëherë i bie që s’do të mbetet as gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del”, u shpreh deputeti Tom Doshi para gazetarëve.

Të fundit