Flash News

KRYESORE

Vetting në politikë? Ilir Meta: Do ishte mirë, por të mos humbasë vëmendja për reformën në drejtësi

Vetting në politikë? Ilir Meta: Do ishte mirë, por të mos

Presidenti Ilir Meta e konsideron diçka pozitive nëse politika apo policia do i nënshtrohej procesit të rivlerësimit apo siç njihet ndryshe vetting-u. Por Meta kërkoi që kjo përpjekje të mos e largojë vëmendjen nga reforma në drejtësi.

“Çdo lloj vettingu kudo do të ishte i mirë, por edhe vetting në çdo gjë e të humbasë vëmendja nga reforma në drejtësi nuk do të ndihmonte asnjë proces tjetër për të qenë vërtet i besueshëm por do të krijonte një kakofoni pafund dhe mund të sillte rënie të besimit”, tha Meta gjatë emisionit ‘5 pyetjet’.

Partia Demokratike ka propozuar që deputetët dhe ministrat t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut, por kjo nismë po kundërshtohet hapur nga mazhoranca e Partisë Socialiste.

Të fundit