Flash News

KRYESORE

“Vetting të pavarur nuk ka; gjykatësit dhe prokurorët duhet ta mbajnë mirë me Ramën ose Xhafajn”

“Vetting të pavarur nuk ka; gjykatësit dhe prokurorët duhet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk i ka kursyer ironitë me deklaratat e fundit të kryeministrit Rama, i cili ka dalë garant në paanshmërinë e procesit të vetting-ut.

Sipas Manjanit, e vërtetë është që ndonjëherë është i pavarur nga Rama sepse është i varur nga Fatmir Xhafaj.

“Por vetting të pavarur nuk ka! Gjykatësit dhe prokurorët nuk e dinë me kë duhet ta “mbajnë mirë”?! Me Kryeministrinë apo me (Krye)Ministrinë e Brendshme?!”, shprehet Manjani.

Reagimi i plotë:

Po kur thonë që vetting-u është i pavarur?!

Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme.

Shumë interesante duket loja, kur e sheh si lojë e brendshme pushteti!

Por vetting të pavarur nuk ka!

Gjykatësit dhe prokurorët nuk e dinë me kë duhet ta “mbajnë mirë”?! Me Kryeministrinë apo me (Krye)Ministrinë e Brendshme?!

Veç me drejtësinë nuk mund ta “mbajnë mirë”!

Rroftë vettingu!

Të fundit