Flash News

KRYESORE

Vetting-u në politikë, gazetari ‘rikthen’ Fatos Nanon: Çfarë pune bën ky njeri? Neveritëse si kapardiset me paratë që i ka vjedhur popullit

Vetting-u në politikë, gazetari ‘rikthen’ Fatos Nanon:

Debati për vetting-un në politikë ka dominuar këtë javë mediat në Shqipëri. Në kuadër të këtij debati, gazetari Mentor Kikia ka rikthyer në vëmendje ish-kryeministrin Fatos Nano dhe jetën luksoze që ai bën në kryeqytetet e Europës.

Kikia ngre disa pyetje për Nanon mbi punën që bën aktualisht dhe nga i vijnë të ardhurat me të cilat siguron jetën luksoze. Duke theksuar se nuk ka asgjë personale me Nanon, Mentor Kika thotë se është e rëndë, fyese, neveritëse, të shikosh ish kryeministrin të kapardiset me paratë që ka bërë duke zhvatur buxhetin e popullit dhe vendit më të varfër në Europë.

Reagimi i Mentor Kikisë:

Duke medituar mbi Vettingun, Reformën në Drejtësi, BKH-në, SPAK-un…

Nuk ka ndodhur asgjë e re, në aspektin e lajmit. Ky është Fatos Nano i para një viti. I hasa këto foto sot, ndërsa po lexoja pa fund lajme dhe mendime rreth “Vettingut” të politikës, reformës në drejtësi, BKH-së dhe SPASK-ut. Dhe me lindën ca pyetje:

Çfarë pune bën ky njeri? Sa e ka pagën mujore, apo vjetore? A ka ky ndonjë biznes të regjistuar në QKL, dhe çfarë të ardhurash ka? Si e siguron jetesën luksoze ky njeri, që jeton mes Tiranës e Vjenës dhe i mundëson vetes të kënaqë pasionin për makinat më të shtrenjta në botë?

Nuk kam asgjë me Fatos Nanon personalisht, dhe të mos mendojë kush se po paralajmëroj ndonjë rikthim të tij, pasi s’më intereson fare. Por më shqetëson fakti se këtu, njerëzit që lënë pushtetin, na demonstrojnë para syve luksin e jetës së tyre. Të qetë, pompozë, me karshillëk.

Është e rëndë, fyese, neveritëse, të shikoj ish kryeministrin tim të kapardiset kështu me paratë që ka bërë duke zhvatur buxhetin e popullit dhe vendit tim, më të varfërit në Europë.

Sa ish-ministra e ish-deputetë, ish-drejtorë e ish-zyrtarë të tjerë janë majmur, kanë lënë politikën e na shikojnë nga “lart”, neve, që si milingona të pafuqishme përpëlitemi për mbijetesë? A mjafton që këta të “Vettingohen” e të nxirren jashtë sistemit, për të jetuar të qenë në luksin e tyre?

Jo, jo! Këta duhet të hetohen. Këtyrë duhet tu seksuetrohet pasuria nëse e kanë vënë me para të vjedhura. Sepse një makinë e këtij burri, vlen sa të gjithë librat e fëmijëve që sot ministrat kanë dalë derë më derë t’ua shpërndajnë me qese, në mënyrë triumfatore, sikur po u dhurojnë vetë jetën.

Të fundit