Flash News

KRYESORE

Vetting-u në politikë, Rama përpiqet të banalizojë skandalet e Ballës dhe Xhafajt

Vetting-u në politikë, Rama përpiqet të banalizojë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kryeopozitarit Lulzim Basha për vetting-un në politikë. Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Rama përpiqet të banalizojë këtë çështje të ngritur së fundmi nga opozita dhe që po kundërshtohet nga mazhoranca e majtë.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama.

Pavarësisht të përpjekjes së Ramës, janë vetë deputetët dhe ministrat e PS që pranojnë lidhjet miqësore të afërta me persona me rekorde kriminale. Rasti i fundit është i Taulant Ballës, i cili pranoi se ka miqësi me Mond Begon, anëtar i bandës së Aldo Bares, por pa harruar edhe Fatmir Xhafajn, ministër i Brendshëm, që pavarësisht se ishte në dijeni të dënimit të vëllait të tij në Itali, i jepte mbrojtje në Shqipëri.

Të fundit