Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Anëtarja e komisionit akuzohet nga familjarët për mashtrim, mori pasurinë e vëllai të vdekur

Vettingu/ Anëtarja e komisionit akuzohet nga familjarët për

Suela Zhegu ka problem me familjarët e saj, të cilët e akuzojnë atë për mashtrim. Familjarët kanë kërkuar nga Gjykata që Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve, fëmijën e mitur të vëllait të saj të ndjerë, si dhe pasurinë trashëgimore të përfituar përmes mashtrimit.

Ata e akuzojnë anëtarët e Komisionit të Vlerismit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve se ka përfituar pasurinë e vëllait të saj pasi ai ka humbur jetën, duke mbajtur fëmijën, por këtë gjë e ka bërë duke mashtruar, thuhet në padinë e James Limka dhe Angelo Limka.

Suela Zhegu dhe bashkëshortit të saj Idi Zhegu kanë qënë në konflikt edhe me një ndërtues në Tiranë. Po ashtu, rezulton se edhe bashkëshorti i saj Idi Zhegu, aktualisht është nën akuzë në dy procese gjyqësore: një në Gjykatën e Rrethit Tiranë akuzuar nga Prokuroria për veprën penale të “Mashtrimit” dhe procesi tjetër zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës i akuzuar për veprën penale: Ekspertim të rremë.

Lista me 27 emrat që do të vlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët u miratua bllok në Parlamentin e Shqipërisë një ditë më parë dhe nuk u votua për secilin emër.Shqiptarja.com

Të fundit