Flash News

KRYESORE

Vettingu, Bylykbashi: Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar

Vettingu, Bylykbashi: Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk

Pas miratimit të vettingun në Kuvend, ka nisur puna për implementimin e tij.

Mësohet se sot po zhvillohet dhe një dëgjesë, e cila do të vijojë edhe nesër, me kandidatët për Këshillin i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për organet e vettingut.

Ndërkohë ditën e enjte komisioni Ad Hoc duhet të ketë gati listën me kandidatët.

Deputeti i PD-së, njëkohësisht anëtar i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi pohoi se nga delegacioni i BE në Tiranë ka ardhur një shkresë, ndërsa theksoi se kandidatët të njoftohen pse ONM nuk i ka kualifikuar që procesi të jetë i drejtë.

“Në vend të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar që procesi të jetë inç drejtë.”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë  kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja propozoi thjesht vazhdimin me dëgjesa. “Fillimisht do dëgjohen lista B që nuk i plotëson kriteret dhe ata që kanë marrë rekomandim negativ nga ONM”, tha ai.

 

Të fundit