Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Doli me pasuri të pajustifikuar dhe revokim vize nga SHBA, sot vendimi për Fatmira Hajdarin

Vettingu/ Doli me pasuri të pajustifikuar dhe revokim vize nga SHBA, sot

Sot në orën 10.00 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtaren në Gjykatën e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, gruaja e të ndjerit Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari.

Në seancën e sotme për shpallje vendimi trupa Gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja do të japin vendimin nëse Hajdari e kalon ose jo vettingun.

Kujtojmë se në seancën dëgjimore të së hënës gjyqtarja Hajdari u përball me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me prona, me ndërtimin e një pallati 10 katësh pa leje dhe një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet.

Po ashtu, ajo ka mohuar revokimin e vizës nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Një prej burimeve të deklaruara për ndërtimin e pallatit ishte sipas KPK dhe një kontratë për shitjen e një aktiviteti biznesi rreth 168 mijë euro nga i biri. KPK tha se bëhej fjalë për një lokal të marrë me qira nga ministria e Ekonomisë në vitin 2009, por të deklaruar si të ndërtuar me një kredi të marrë në vitin 2007.

Të fundit