Flash News

KRYESORE

Vettingu e largoi nga ‘drejtësia’, ish-anëtari i Kushtetueses Besnik Muçi i kërkon ‘drejtësi’ Strasburgut

Vettingu e largoi nga ‘drejtësia’, ish-anëtari i

Besnik Muçi, i cili u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta, por më pas u shkarkua nga Vettingu, ka vendosur të vijojë betejën ligjore në Gjykatën e Strasburgut. Muçi, në një intervistë për Ora News, ka deklaruar se ka regjistruar aplikimin në Strasburg, pasi pretendon se ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave. Muçi shton gjithashtu se “shkarkimi” ka pasur dhe “ngarkesa politike”.

“Po vazhdoj procedurat, e kam dërguar aplikimin tim në Gjykatën e Strasburgut. Kam vlerësuar që procesi përbën shkelje të pastër të të drejtave të mia, shkelje të pastër të dispozitave kushtetuese që më mbrojnë qoftë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe si ish-prokuror, jurist. Ka shkelje të pastra të nenin 6, 7 të Konventës. Sanksioni me natyrë penale është marrë pa bazë të mjaftueshme ligjore. Ka shkelje të nenin 8 dhe 13 të Konventës. Vlerësoj se motivi i shkarkimit tim ka pasur edhe ngarkesa politike përveç ngarkesave të tjera”, është shprehur Besnik Muçi.

Besnik Muçi është inkurajuar dhe nga raporti i Komisionit të Venecias, që sipas tij, e legjitimoi emërimin në Gjykatën Kushtetuese si të rregullt. Ai shton gjithashtu se është i indinjuar nga qëndrimi i  ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

“Në mënyrë pak surprizuese për mua kur Komisioni i Venecias nxori raportin që shqyrtoi mënyrën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shprehja e Komisionit ishte e qartë që gjithë zgjedhjet e tjera ishin antikushtetuese përveç zotit Muçi. Ajo që më ka indinjuar ka qenë qëndrimi i institucioneve ndërkombëtare. Çuditërisht përfaqësuesit e asgjencive shumë të rëndësishme në Tiranë përshëndeten zgjedhjen e të gjithë anëtarëve përveç meje.

Ndërsa Venecia thotë se të gjithë anëtarët janë zgjedhur në mënyrë antikushtetuese përveç meje.Është një situatë që askush nuk do ta dëshironte. Ambasadori i BE përshëndeti zgjedhjen e dy anëtërve të nderuar që janë sot anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk përshëndeti zgjedhjen time në momentin që unë isha anëtar i zgjedhur në respekt të çdo procedure në Shqipëri. Ndoshta ai ka pasur dijeni që unë do të shkarkohesha dhe ishte në dijeni që do shkarkohesha nga vettingu, është tjetër gjë kjo”, shprehet Muçi.

Të fundit