Flash News

KRYESORE

Vettingu i politikanëve, kush janë katër koordinatorët e grupeve të punës nga opozita

Vettingu i politikanëve, kush janë katër koordinatorët e

Ditën e nesërme opozita do të rikthehet në Kuvend për këtë seksion të ri parlamentar. Burime pranë PD-së bëjnë me dije për News 24 emrat e katër kordinatorëve që do të mbikëqyrin grupet e punës për ligjin e vettingut ndaj politikanëve.

Koordinatorët e  4 grupeve të punës së opozitës janë:

1 – Ervin Salianji, kordinator për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.”

2 – Enkelejd Alibeaj, kordinator për “Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”

3 – Luan Rama, kordinator për “Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin”

4 – Jorida Tabaku, kordinatore për “Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Të fundit