Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Ish-deputeti i PS veçon vetëm dy gjyqtarë: Të tjerët janë të zhytur deri në fyt

Vetëm dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese do të mund të kalojmë me sukses vettingun, ndërsa të tjerët jo, pasi janë të përfshirë në korrupsion.

Deklarata është bërë nga ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima i ftuar dje në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë në një universitet privat, shkruan gazeta “Mapo”.

Ai akuzoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si të korruptuar pasi u pyet nga vendimi për heqjen e mandatit të tij.

“Gjykata Kushtetuese, tre nga ata ushtarët i ka humbur si të korruptuar. Vetëm dy do të shpëtojnë nga ata, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha. Të gjithë të tjerët janë të zhytur deri në fyt, si njerëz të inkriminuar të korruptuar dhe të kapur nga pushteti”, u shpreh Kokëdhima.

Në seancat e shkuara Vitore Tusha është e vetmja deri tani nga Gjykata Kushtetuese që ka kaluar ‘sitën’ e vettingut, ndërsa Besim Trezhnjeva dhe fatos Lulo u shkarkuan nga detyra pasi sipas KPK nuk justifikuan dot pasurinë e tyre.

Të fundit