Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori që u përplas me Adriatik Llallën

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori që u përplas me

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin e Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj.

Sipas KPK, e përfaqësues nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici, Dollapaj është i përshtatshësm për të vijuar detyrën.

Dollapaj ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës në Shqipëri. E ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.  Ai e cilësoi këtë vendim si “hakmarrje” dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Të fundit