Flash News

KRYESORE

Vettingu/ KPK shtyn vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

Vettingu/ KPK shtyn vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin përfundimtar të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Trupa gjykuese njoftoi mëngjesin e sotëm se vendimi për shkarkimin ose jo të gjyqtares është shtyrë për në datën 3 maj.

Kjo për shkak se trupa gjykuese ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e dokumenteve shtesë që gjyqtarja kishte paraqitur për justifikimin e pasurisë, pasi bëhet fjalë për likuiditete në formë cash.

Kujtojmë se në seancën e shkruar dëgjimore ILDKPI e nxori Xhoxhajn të pastër, por nga hetimi i thelluar administrativ rezultoi se gjyqtarja nuk kishte justifikuar tërësisht pasurinë e saj.

Bëhet fjalë për një apartament prej 101 m2, që sipas avokates është shlyer nga bashkëjetuesi i gjyqtares, si dhe një tjetër apartament në Gjirin e Lalzit.

Në seancën e së hënës, Xhoxhaj u shpreh e revoltuar me trupën gjykuese duke e akuzuar atë se nuk njeh mirë ligjet dhe për këtë insistonte të rikthehej sërish në detyrë.

Avokatja e Xhoxhajt deklaroi po ashtu për mediat se pasuria e gjyqtares është ngritur me baza të ligjshme, ndërsa në seancë asistoi edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

 

 

 

Të fundit