Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Mbërrijnë në Shqipëri 8 vëzhguesit afatgjatë të ONM

Vettingu/ Mbërrijnë në Shqipëri 8 vëzhguesit

 Vijnë në Tiranë ekpertët afatgjatë të ONM për mbikëqyrjen e procesit të vettingut. Ekipi përbëhet nga 7 gjyqësorë nga shtetet anëtare të BE, një nga gjyqësori i SHBA. Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej 8 vëzhguesish do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar.

Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese dhe është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar.

ONM-ja nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, çka kryhet nga organet vendore të vetingut.

Ndërkohë, dy nga 5 anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë gjyqësor do të zgjidhen nga stafi akademik, Fakulteti i Drejtësisë dhe shkolla e Magjistraturës.

Që prej orës 12 të ditës së sotme, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohet mbledhja e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës për përzgjedhjen përfundimtare të anëtarëve të KLGJ dhe KLP nga trupa e pedagogëve.

Komisioni po vazhdon dëgjesën e kandidatëve që kanë aplikuar për të vazhduar më pas me votimin që do të jetë i fshehtë dhe individual.  Kandidatët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e dy institucioneve të rëndësishme të reformës së re të drejtësisë janë gjithsej 11.

Të fundit