Flash News

KRYESORE

Vettingu në polici, japin dorëheqjen 300 efektivë, mes tyre 4 drejtues të lartë

Vettingu në polici, japin dorëheqjen 300 efektivë, mes tyre 4

Që prej nisjes së vetëdeklarimit më datë 5 prill, 300 punonjës të Policisë dhe Gardës kanë dhënë dorëheqjen.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e punonjësve të larguar gjatë procesit të vettingut, burimet thanë se shumë efektivë në të gjitha drejtoritë vendore kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sipas “Gazetës Panorama”, 4 prej tyre janë drejtues të lartë, 100 janë punonjës të Gardës, ndërsa pjesa tjetër nga Policia e Shtetit.

Motivi i dorëheqjes më shumë nga frika e vettingut duket se ka qenë paqartësia në plotësimin e dokumenteve të formularit, apo edhe koha që sipas tyre është e pamjaftueshme.

Mendohet se shifrat mund të 3-fishohen deri më datë 5 maj kur është parashikuar afati i fundit për dorëzimin e formularëve.

Sindikata e Policisë parashikon që deri në këtë datë largimet mund të arrijnë deri në 2 mijë punonjës, pa llogaritur ata të Gardës, apo Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Të fundit