Flash News

KRYESORE

Vettingu në polici, kreu i sindikatës letër Xhafajt e Veliut: Afati 30-ditor i aplikimit, i pamjaftueshëm

Vettingu në polici, kreu i sindikatës letër Xhafajt e Veliut:

Shqetësimit të punonjësve të policisë për problematikat e procesit të vettingut, që lidhen kryesisht me kohën e pamjaftueshme të ofruar për plotësimin dhe dorëzimin e dokumenteve i ka dalë në krah sindikata e policisë.

Dje kreu i sindikatës, Sabedin Fishta i ka dërguar një letër ministrit Xhafaj dhe drejtorit të policisë, Ardi Veliu ku kërkon për shtyrjen e afatit 30-ditor për plotësimin e dokumentacionit.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, kreu i sindikatës së punonjësve të Policisë së Shtetit, shprehet se sjkak i kërkesës është koha e lënë në dispozicion dhe se është e pamjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të plotësuar 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë.

“Kjo është një masë shtrënguese. Është e pamundur që një punonjës që është në marrëdhënie pune, brenda 30 ditësh të sigurojë gjithë materialin e domosdoshëm për të plotësuar formuarin e deklarimit të pasurisë. Ne iu drejtuam ministrit që të ndërhyjë me qëllim që t’i jepet mundësi punonjësve për të realizuar këtë detyrim ligjor”, u shpreh Fishta.

Ai shton se nëse nuk përmbushet formulari në përputhje me ligjin këta punonjës rrezikojnë të përjashtohen dhe humbin pagën kalimtare dhe pensionin suplementar.

Të fundit