Flash News

KRYESORE

Vettingu në politikë, Kuvendi ‘fsheh’ nismën e opozitës në faqen zyrtare

Partia Demokratike dhe opozita kanë propozuar që prej datës 7 shtator amendamentet kushtetuese për pastrimin e politikës nga krimi, por nisma e opozitës për fazën e dytë të dekriminalizimit të shtetit nuk gjendet në faqen e Kuvendit.

Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të.

Burime nga PD thonë se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mund të justifikohet se do ta publikojë nismën pasi të lajmërojë seancën sot në orën 10.00, por nuk ka mbajtur të njëjtin standard me nismat e qeverisë.

Në faqen ku publikohen nismat ligjore mund të gjendet një projektligj i qeverisë i datës 12 Shtator, ndërsa nisma e firmosur nga shumica e deputetëve të opozitës dhe e dorëzuar që më 7 Shtator, nuk ekziston.

Amendamenti kushtetues i propozuar nga opozita është i njëjtë me atë të miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët dhe ka për qëllim pastrimin e politikës nga çlirimin e politikës nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar dhe që nuk justifikojnë ligjërisht pasurinë e tyre.

Të fundit