Flash News

KRYESORE

Vettingu në politikë, mazhoranca jep shenja refuzimi; Balla qetëson deputetët e PS-së: Është propagandë

Vettingu në politikë, mazhoranca jep shenja refuzimi; Balla

Përtej atyre çfarë kanë deklaruar në publik, socialistët kanë një tjetër qëndrim sa i takon propozimit të bërë nga kreu i opozitës, Lulzim Basha për vettingun në politikë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton vettingun e politikanëve dhe se nuk ka nevojë për nisëm shtesë.

Balla u ka thënë deputetëve të PS-së se propozimi për vetting në politikë është propagandë duke dhënë kështu shenja se mazhoranca do e refuzojë propozimin e bërë nga opozita.

“Propozimi i Bashës është propagandë politike. Propozimi si t'i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Jemi gati për vetting të vërtetë, reforma në drejtësi e garanton 100%, Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton plotësisht vettingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët”, mësohet të jetë shprehur Balla gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

 

Të fundit