Flash News

KRYESORE

Vettingu në politikë, PS kërkon të shprehet Venecia, Alibeaj: Pse keni frikë, është emergjencë kombëtare

Vettingu në politikë, PS kërkon të shprehet Venecia,

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Këshillit të Legjislacioneve e cilësoi artificial propozimin e PS për ta dërguar nismën e opozitës për marrje opinion në Komisionin e Venecias.

“Pse doni ta shtyni? Pse keni frikë nga vettingu i politikanëve? Pse keni frikë nga barazia e ligjit edhe për deputetët?”, ju drejtua Alibeaj socialistëve.

Më tej, deputeti demokrat tha se për këtë çështje Venecia ka folur në kohën kur foli për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Venecia e ka shqyrtuar 3 këtë nismë me vettingun e gjatorëve dhe prokurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vettingun tonë njësoj siç bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit”, u shpreh Alibeaj duke theksuar se kjo nismë është emergjencë kombëtare dhe duhet miratuar brenda pak ditësh.

Të fundit