Flash News

KRYESORE

Vettingu në politikë, zbardhet axhenda e Delegacionit të Venecias në Tiranë

Vettingu në politikë, zbardhet axhenda e Delegacionit të Venecias

Ka mbërritur në Tiranë një përfaqësi e Delegacionit të Komisionit të Venecias.

Për dy ditë me radhë, delegacioni i përbërë me gjashtë anëtarë dhe i kryesuar nga Hanna Suchocka do të zhvillojë një sërë takimesh  me përfaqësues të politikës në vend, si dhe për t’u njohur më gjerësisht me propozimin e PD për vettingun në politikë.

Mësohet se takimet e delegacionit nisën nga Kryesia e Kuvendit me nënkryetaren Vasilika Hysin.

Më pas axhenda e tyre vijon me tre takime të tjera me Taulant Ballën, Edmond Spahon dhe Petrit Vasilin.

Po ashtu, delegacioni i Venecias do të zhvillojë takime edhe me Presidentin Ilir Meta, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjoni si edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Të fundit