Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Nis seanca dëgjimore për Arta Markun, kryeprokurorja mungon në sallë, kush e përfaqëson në KPK

Vettingu/ Nis seanca dëgjimore për Arta Markun, kryeprokurorja mungon

Nis seanca e parë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Seanca drejtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Ajo është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të pozicionit të saj në krye të Prokurorisë, por edhe se më parë kishte kandiduar për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ajo që ra në sy në fillim të seancës është fakti se Marku nuk ndodhet nmë sallën dëgjimore. Ajo përfaqësohet vetëm nga avokatja e saj, Lindita Çukaj.

Annaliza e pasurisë është një ndër tre shtyllat kryesore të rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të fundit