Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Një tjetër prokurore sot përballë KPK, si iu dyfishua pasuria në pak vite  

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me prokuroren e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj.

Seanca zhvillohet në orën 11.00, ndërsa trupa gjykuese është përcaktuar nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Prokurorja Fatjona Memçaj ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, kur mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë.

Paralelisht me punën në Prokurori, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhënie. Në vitin 2016 ajo ka qenë edhe eksperte e programit të trajnimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Fatjona Memçaj nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që prokurorja Fatjona Memçaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare të llogaritur në 3.3 milionë lekësh. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj kap vlerën e 6.1 milionë lekëve ose 1.8 herë më e lartë.

 

Të fundit