Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Nuk deklaroi pasurinë dhe pastërtinë e figurës, shkarkohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë.

Vettingu/ Nuk deklaroi pasurinë dhe pastërtinë e figurës,

Gjyqtarja e Apelit, njëherësh ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares pasi në nuk kishte përmbushur detyrimet, duke mos dorëzuar disa formularë në kohë.

Sipas KPK, gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit profesional duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vetingut.

Sipas KPK mosparaqitja e deklaratave shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.

Në fjalën e saj para trupës gjykuese të KPK, Beçaj tha se e ka kryer detyrën e avokatit për të siguruar të ardhura, ndërsa në lidhje me faktin që nuk ka plotësuar formularët shprehet se ” nuk kam qenë gjyqtare në detyrë dhe për këtë arsye nuk e kam plotësuar. Konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e kam marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vetingut”.

Rasti i anëtares së Gjykatës së Apelit, Shpresa Beçaj rezulton të jetë unike në Shqipëri, pasi ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar vetimin.

Avokati Julian Mërtiri në kohën kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar Shpresa Beçaj nuk ushtronte detyrën e gjyqtares dhe se gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD.

Shpresa Beçaj ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Lartë në vitet 2004-2013 dhe kryetare e Gjykatës së Lartë në vitet 2008-2013. Ndërsa gjyqtare e Apelit Tiranë është caktuar muajt e fundit. Në 1987 Beçja ka qenë gjyqtare në qytetin e Gramshit, ndërsa në 1990 u emërua gjyqtare në Tiranë. Ajo ka një karrierë prej 33 vitesh gjyqtare.

Kujtojmë se, emri i gjyqtares u përmend në një kontekst komprometues nga Presidenti Meta, Ministër i Jashtëm aso kohe, në video-skandalin në zyrën e Dritan Priftit në vitin 2011, çka tronditi opinionin publik. Atëhere Meta ishte ministër në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti- Ministër Ekonomie- i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri.

Të fundit