Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet kreu i Gjykatës së Sarandës

Vettingu/ Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet kreu i Gjykatës së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

Trupa e KPK e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo vendosi shkarkimin e gjyqtarit me argumentin se nuk justifikon pasurinë, si dhe kishte probleme me aftësinë profesionale dhe figurën morale.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Çela zotëronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë të dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Çela zotëronte një shtëpi të dhuruar nga prindërit dhe një apartament, rreth 17 mijë metra katrorë pemishte dhe ishte bashkëpronar i një magazine.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Çela është gjashtëfishuar, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor në pasurinë e kryegjyqtarit të Sarandës me vlerë 11 milionë lekë. Ai zotëron gjithashtu familjarisht 8.2 milionë lekë likujditete bankare, 1.2 milionë kursime në cash si dhe automjet me vlerë rreth 600 mijë lekë.

Të fundit