Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Prokurorja e Apelit kalon provën e pasurisë, KPK: Është e pastër!

Vettingu/ Prokurorja e Apelit kalon provën e pasurisë, KPK:

Prokurorja Fatjona Memçaj, është prokurorja e dytë e cila kalon me sukses seancën e parë dëgjimore të zhvilluar paraditen e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas trupës gjykuese, referuar edhe të dhënave nga ILDKPI, prokurorja e Apelit në Tiranë rezulton e pastër dhe e ka të justifikuar të gjithë pasurinë e saj.

Bëhet fjalë për një apartament 96 me2 , një makinë, një motor ‘Vespa’ dhe disa llogari të vogla bankare.

Sipas KPK, prokurorja është e përshtatshme për të vijuar detyrën dhe nuk ka gjetur kontakte me botën e krimit.

Po ashtu, Memçaj kalon edhe testin e aftësive profesionale, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret me 3 maj ora 14.00.

Kujtojmë, se gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ishte e para që kaloi vettingun me sukses, duke deklaruar pasuri me burime të justifikuara, ndërsa Besim Trezhnjeva, Fatos Lulo dhe Besa Nikëhasani “ngelën në klasë”.

Të fundit