Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Shkarkohet kreu i Apelit për Krimet e Rënda, kush është gjyqtari që “liroi” Tahirin dhe i ktheu pasaportën

Vettingu/ Shkarkohet kreu i Apelit për Krimet e Rënda, kush

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Fehmi Petku, kryetari i Gjykatës se Apelit për Krimet të Rënda.

Në sajë të procesit të rivlerësimit, komisioni i gjeti shkelje në deklaratat e pasurisë, e cila nuk justifikohej, pasi gjyqtari nuk kishte burime te ligjshme financiare.

Fehmi Petku është një emër i njohur në radhët e drejtësisë. Ai ka qenë pjesë e çështjeve të bujshme. Kujtojmë rastet kur si pjesë e trupës gjyqësore gjykoi dhe rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë për Tahirin, e cila e la atë në ‘arrest shtëpie’ për disa ditë.

Kujtojmë se bashkë me kryesuesen Saida Dollani dhe Sokol Binajn ata vendosën në favor të ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre, për t'u hetuar i lirë.

Po ashtu, në dhjetor të 2017-ës ishte kjo trupë e cila mori vendimin që për rikthimin e pasaportave të ish-ministrit të Brendshëm.

Të fundit