Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra një tjetër gjyqtar, Gjykata Kushtetuese në kolaps

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra një tjetër gjyqtar, Gjykata

Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk ka mundur të kalojë sitën e vettingut, pasi nuk ka justifikuar pasurinë e deklaruar pranë ILDKPI.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot që të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Fatmir Hoxha. Sipas KPK, gjyqtari nuk arriti të justifikojë pasurinë e tij. NGa verifikimet u konstatuan shkelje me një apartament në qendër të Tiranës në pronësi të Hoxhës, një banesë që kishte vlerë 140 mijë euro.

Ndonëse sipas avokatit, gjyqtari ka marrë 50 mijë euro kredi dhe pjesën tjetër e ka shlyer me borxhe pranë të afërmëve dhe me paratë e siguruara nga shitja e një shtëpie në Shkodër, sërish KPK e ka shkarkuar.

Me Fatmir Hoxhën, Gjykata Kushtetuese mbetet me 3 anëtar nga 9 që duhet të kishte.

Para Hoxhës, janë shkarkuar edhe Fatos Lulo dhe Altina Hoxhaj dhe e vetmja e rikonfirmuar në detyrë është Vitore Tusha. Para se të nisë procesi, Besnik Ymeraj dha dorëheqjen duke i shpëtuar kështu vettingut.

Të fundit