Flash News

KRYESORE

‘Vettingu’ shkarkon gjyqtaren e Tahirit, Shullazit dhe Izet Haxhisë, shkak pagesa e vajzave në Angli

‘Vettingu’ shkarkon gjyqtaren e Tahirit, Shullazit dhe Izet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren Nure Dreni, pjesë e Gjykatë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryetar, Suela Zhehu anëtare dhe Xhensila Pine relatore konstatuan pasaktësi në pasurinë e gjyqtares dhe pamjaftueshmëri financiare për të mbuluar shpenzimet për shkollimin e vajzave në Angli.

Gjyqtarja po ashtu kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi korrigjimin e saj.

Gjyqtarja e shkarkuar ishte pjesë e trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që do të shqyrtonte dosjen e Saimir Tahirit, vendim që do të shpallej në 24 qershor.

Në vitin 2019, Nure Dreni dha dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së anëtarëve të bandës së Emiliano Shullazit, me argumentin se kishte qenë e angazhuar në një proces të mëparshëm ndaj anëtarëve të grupit.

Nure Dreni ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, për rishyrtim të dosjes "Hajdari" në Gjykatën e Shkallës së Parë, me një tjetër trupë gjykuese nga ajo që e ka gjykuar më parë.

Të fundit