Flash News

KRYESORE

Veza kundër Ramës, flet Taulant Balla: Mbi deputetin Hasa rëndojnë dy vepra penale

Kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Taulant Balla nuk e ka përjetuar mirë goditjen me vezë të kryeministrit Rama nga deputeti i PD, Endri Hasa.

Në seancën plenare të pasdites, Balla paralajmëroi se do të bëhet një kallëzim penal për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘goditje për shkak të detyrës’ ndaj Hases.

Duke argumentuar gjestin e tij, Hasa theksoi ai u dedikohet studentëve, të cilët protestojnë prej 16 ditësh. “Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”, më thanë studentet”, shkruajti ai në ‘Facebook’..

Të fundit