Flash News

KRYESORE

Vezët me pesticide kalojnë kujtë, 6 shtete evropiane të rrezikuara

Vezët me pesticide kalojnë kujtë, 6 shtete evropiane të

Vijon skandali i vezëve të kontaminuar me pesticide. Kombet e Bashkuara njoftuan të hënën se vezët e kontaminuara me insekticide mund të

kenë kaluar kufijtë dhe të jenë përhapur në shtete të ndryshme evropiane.

Ekspertët po analizojnë vezët e importuara nga Holanda në dy qendra në Francë, një nga 4 shtetet që Kombet e Bashkuara njoftuan të

hënën se mund të kenë eksportuar vezë të kontaminuara.

Vezët e kontaminuar me pesticidin ‘fipronil’ janë zbuluar në Belgjikë dhe Holandë. Ekspertët paralajmërojnë se vezët mund të jenë importuar

në Francë, Britani, Suedi dhe Zvicër, ndërsa autoritetet belge dhe gjermane po investigojnë se si insekticidet kanë rënë në kontakt ilegalisht

me shpendët.

“Synimi është të shpërndajmë informacion, kështu çdokush mund të jetë i informuar se duhet të bëjnë kontrolle edhe autoritetet kombëtare

suedeze, zvicerane, franceze dhe britanike”, thotë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen.

Kjo lëvizje nuk do të thotë medoemos se vezët e kontaminuara me pesticidin Fipronil kanë hyrë patjetër në këto shtete, shton ajo.

Vezët e kontaminuar me këtë insekticid janë zbuluar për herë të parë në Belgjikë në fillim të muajit korrik, shumë javë përpara se publiku të

vihej në dijeni për rreziqet dhe të përhapej në shtete të tjera evropiane. Që atëherë janë tërhequr me miliona vezë nga tregu.

Sipas "CBS News" Komisioni Evropian ka njoftuar zyrtarët e sigurisë ushqimore se edhe mishi i pulës mund të jetë kontaminuar me pesticidin Fipronil. Ky

pesticid përdoret zakonisht nga veterinerët për të hequr pleshtat dhe morrat tek kafshët shtëpiake, por është i ndaluar për t’u përdorur tek

kafshë të tilla si pula, si pjesë e sigurisë ushqimore.

Ekspertët thonë se personat e helmuar me këtë pesticid shfaqin shenja klinike si të përziera, të vjella, marrje mendsh dhe simptoma

epileptike.

Të fundit