Flash News

KRYESORE

Vëzhgimi/ Deputetët e rinj të PD, një tufë përtacësh? Inaktivë në rrjetet sociale. Ja kush bën përjashtim

Vëzhgimi/ Deputetët e rinj të PD, një tufë

Vetëm dy deputetë të zgjedhur të Partisë Demokratike, mund të konsiderohen superaktivë: Sali Berisha dhe Albana Vokshi. Menjëherë pas fitores në zgjedhjet e brendshme, edhe kryetari i partisë, Basha, është shndërruar në aktiv, pas një periudhe 'heshtjeje mediatike'. Ajo që bie në sy në vëzhgimin e politiko.al është se deputetët e rinj, rishtarët, janë edhe më inaktivët, ndërsa ata me njëfarë përvoje apo profesionistë politikë, qëllojnë të jenë më të përfshirë. Përjashtim bën Romeo Gurakuqi, edhe pse një pjesë e postimeve të tij janë apolitike, një gjë e kuptueshme po të kesh profilin e tij të studiuesit dhe pedagogut. Gjithashtu Klevis Balliu dhe Nada Meçorapaj, deputete e Vlorës, janë aktivë. Dy deputetët e rinj janë të vetmit që e kanë 'mbajtur shënim' takimin e tyre të parë si deputete me kryetarin Basha. Askush tjetër nuk e ka përmendur.

Deputeti Luciano Boçi është gjithashtu aktiv, duke botuar edhe artikuj në shtypin e përditshëm apo portale. Te 'aktivët' hyn edhe i shumëpërfoluri Myslim Murrizi, dhe ky aktivitet i tij ndahet në shqetësimet e banorëve të zonës dhe polemikat, te cilat ndonjëherë jan e thjesht 'ekskursione në budallallëk'.

Tritan Shehu, një politikan veteran i PD, është shumë aktiv dhe nuk përton që statuset e tij t'i shpërndajë edhe në emailet e gazetarëve.

 

Më poshtë është lista e plotë e deputetëve shoqëruar me statusin aktiv, inaktiv apo disi aktiv:

 

Tiranë

Lulzim Basha: Aktiv (pas zgjedhjeve në parti)

Orjola Pampuri: Inaktive (një postim për ujin dje. 3 postime për korrikun)

Rudina Hajdari: Inaktive (3 postime për korrikun) 

Grida Duma: Inaktive (1 postim në korrik)

Albana Vokshi: Shume aktive

Jorida Tabaku: Inaktive

Sali Berisha: Shumë aktiv

Halim Kosova: Inaktiv

Gent Strazimiri: Aktiv

Fatmir Mediu: Disiaktiv

Dashamir Shehu: Inaktiv

Durrës

Oerd Bylykbashi: Inaktiv (2 postime për korrikun)

Fatbardha Kadiu: Inaktive

Edi Paloka: Nuk ka faqe Fb

Florian Mima: Nuk ka faqe

Elbasan

Edmond Spaho: Disi aktiv (me postime linqe mediash)

Endri Hasa: Inaktiv-postimi i fundit 21 korrik

Luçiano Boçi: Aktiv

Fier

Enkelejd Aliebaj: Inaktiv-1 postim per korrikun

Genc Pollo: Aktiv (urimi per kryetarin me 23 postimi i fundit)

Myslim Murrizi: Aktiv

Vlorë

Agron Shehaj: Inaktiv pas 25 qershorit (3 postime ne korrik)

Nadire Mecorapaj: Aktive

Vangjel Dule: Nuk ka fb

Gjirokastër

Tritan Shehu: Aktiv

Berat

Eduart Halimi: Aktiv (ben share foto te Berishes)

Korçë

Valentina Duka: Inaktive- postimi i fundit 23 qershor

Ervin Salianji: Disi aktiv

Hekuran Hoxhalli: Inaktiv

Klevis Balliu: Aktiv  

Dibër

Dhurata Çupi: Disiaktive

Xhemal Gjunkshi: Disi aktiv  

Kukës

Flamur Noka: Inaktiv

Isuf Celaj: Inaktiv

Lezhë

Aldo Bumçi: Inaktiv

Lindita Metaliaj: Inaktive

Andon Frrokaj: Inaktiv

Shkodër

Romeo Gurakuqi: Aktiv (apolitik)

Izmira Ulqinaku: Disi aktive

Lorenc Luka: Inaktiv

Bardh Spahia: Disi aktiv

Nard Ndoka: Aktiv

 

 

Të fundit