Flash News

KRYESORE

Vëzhgimi i policisë në rrugët e Tiranës, 88 drejtues mjetesh shkelin semaforin

Vëzhgimi i policisë në rrugët e Tiranës, 88 drejtues

Polica Rrugore e Tiranës njofton se kontrollet më të shtuara për respektimin e sinjalizimit rrugor të ndritshem(semafor), janë fokusuar në rrugët kryesore urbane si në rrugën "Dritan Hoxha", rrugën e Kavajës, rrugën "Konferenca e Pezës" dhe në urën e ngushtë të "Babrrusë", ku nga kontrollet janë konstatuar dhe ndëshkuar për shkelje të semaforit 88 drejtues mjetesh si dhe është proceduar penalisht për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shtetasi me iniciale E.L 49 vjeç i cili pasi u konstatua në shkelje të semaforit dhe me qëllim shmangien e penalizimit tentoi t'i ofroi agjentit verifikues një shumë të caktuar lekësh.

Policia njofton gjithashtu se janë evidentuar dhe njoftuar 128 mjete që nisur nga rrethanat dhe gjendja e tyre ekziston arsyetimi i bazuar që mund të jenë të braktisura si dhe janë spostuar me mjet ngritës 25 mjete të kësaj kategorie që ndonëse janë njoftuar nga policia nuk i kanë larguar mjetet nga hapësira publike brenda afatit të caktuar.

Të fundit