Flash News

KRYESORE

Vëzhguesit vendor, OSBE: Të ndryshohet Kodi, do ta bënte më të besueshëm procesin

Vëzhguesit vendor, OSBE: Të ndryshohet Kodi, do ta bënte më

Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për vëzhgimin e numërimit të votave nga vëzhguesit vendorë, ambasadori i OSBE Bernd Borschard tha se pajisja me një kopje të të dhënave në mbyllje të votimit për vëzhguesit vendorë do ta bënte më të besueshëm një proces.

 Nga ana tjeter ambasadori i OSBE evidentoi faktin se në këtë pikë duhet të bëhen ndryshime në ligj duke inkurajuar në këtë mënyrë klasën politike në këtë drjeitm. “Në Shqipëri mund të vëzhgohen të gjitha aspektet e një procesi zgjedhor.

Megjithatë, vëzhguesit që janë thjesht qytetarë nuk kanë të njëjtat të drejta si vëzhguesit e palëve të ndryshme, pasi ata nuk mund të marrin kopje të të dhënave në mbyllje të votimit apo tabelën përmbledhëse të rezultateve apo të paraqesin ankesa në lidhje me zgjedhjet.

Ndonëse dhënia e më shumë të drejtave vëzhguesve kërkon ndryshime në ligj, gjë që shpresojmë të trajtohet së shpejti, sa i u përket planvendosjes së vendeve të numërimit të votave (si largësia midis hapësirës së rezervuar për vëzhguesit dhe tavolinave të numërimit), roli i KQZ­së është vendimtar. Ne e nxisim KQZ­në të marrë të gjithë hapat”, u shpreh Borchardt.

Të fundit