Flash News

KRYESORE

VICE: Baronët e drogës të lidhur me drejtuesit e shtetit, ata përcaktojnë kush i fiton zgjedhjet

VICE: Baronët e drogës të lidhur me drejtuesit e shtetit, ata

"Shqipëria është unike në Europë sepse baronët e saj të drogës nuk janë të jashtëligjshëm rebelë. Jo, ata janë të lidhur ngushtë me ata që drejtojnë vendin dhe shpesh 'në shtrat' me po ata njerëz që janë të ngarkuar për të ndjekur të jashtëligjshmit", shkruan media amerikane VICE në një speciale për Shqipërinë.

Po aty theksohet se paratë e drogës janë një pjesë esenciale e sistemit demokratik në Shqipëri, sepse mënyra më e mirë e të siguruarit të votave të njerëzve është të paguash për to në 'cash' dhe gjeneratori më i mirë i parave është trafiku i drogës. "Një studim i financuar nga BE që zgjati nga 2016-2019 gjeti se një niveli mahnitës prej 20.7 përqind e shqiptarëve u ishin ofruar para në këmbim të votës", vëren VICE.

Në janar, shton media amerikane, u zbulua se bandat e kokainës, me sukeses, ia kishin dalë të manipulonin zgjedhjet duke blerë votat.

Vice ka intervistuar Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i cili ka thënë se roli i bandave kriminale në fushatën elektorale të vitit 2017 ishte më i madh se i partive politike.

"Sot ka një përshtypje të përgjithshme se askush nuk i fiton dot zgjedhjet pa ndihmën e grupeve të tilla", shton Krasniqi.

Të fundit