Flash News

KRYESORE

Victoria Beckham për ribashkimin me Spice Girls: Më vjen keq por e kam fikur mikrofonin me kohë

Victoria Beckham është rikthyer në Los Angeles për të pranuar çmimin si 'Ikonë e modës' në "People`s Choice Awards", të shtunën.

Ndërkohë që pjesa tjetër e grupit 'Spice Girls' njoftoi turneun e tyre të ribashkimit javën e kaluar, Por Victoria Beckham  ka zgjedhur të qëndrojë e përqendruar në linjën e saj të modës.

44-vjeçarja nuk do të luajë me Melanie Broën (Scary Spice), Emma Bunton (Baby Spice), Melanie Chisolm (Sporty Spice) dhe Geri Halliwell (Ginger Spice) në turne.

Këngëtarja dhe dizajnerja e e mori çmimin nga Amber Valetta, e cila mbante një fustan të stiluar nga Beckham për nder të ikonës së modës.

"Gjithmonë i thoja vetës:"Ëndërro shumë dhe pastaj ëndërro akoma më shumë ," tha Beckham në fjalimin e saj.

"Dhe dëshiroj t`ju tregoj se nëse unë mund ta bëj, çdokush mund ta bëjë këtë. Dhe ajo që mund të arrish me të vërtetë mund të jetë e pakufishme në qoftë se - nëse vërtet, me të vërtetë dëshirojmë atë, në rregull? "

"Shumë vite më parë, fillova me fuqinë e vajzës, dhe tani ky mesazh është më i fortë se kurrë, por tani është nëpërmjet privilegjit për të qenë në gjendje të fuqizoj gratë përmes stilimeve të mia", tha më tej Victoria.

Ndërsa fansat  ishin të kënaqur për rikthimin e Spice Girls, Victoria më parë e bëri të qartë se ditët e saj të muzikës kanë përfunduar:

"Më vjen keq por unë e kam mbyllur mikrofonin disa kohë më parë dhe ndihem paksa e frikësuar kur dal në skenë dhe shoh një mikrofon", tha ajo.

Të fundit