Flash News

KRYESORE

Video/ 110 raketa mbi shtetin e tij, Bashar Al Assad e nis me qetësi ditën në Damask

Video/ 110 raketa mbi shtetin e tij, Bashar Al Assad e nis me qetësi
Presidenca e Sirisë ka publikuar një video të shkurtër të momentit kur president Bashar Al Assad fillon ditën e tij të punës. Në videon e publikuar mëngjesin e sotëm shihet teksa Assad hyn qetësisht në Presidencë, ndonëse 110 raketa u lëshuan gjatë mbrëmjes në shtetin e tij nga SHBA, Britania e Madha dhe Franca. Sipas asaj që kërkon të transmetojë Damasku, Assad nuk duket i shqetësuar për veprimin e tre shteteve Perëndimore. Më herët, ishte agjencia shtetërore e lajmeve siriane që reagoi lidhur me sulmin. Kjo agjenci konfirmoi se shumica e raketave janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes siriane. Kryeministrja britanike Theresa May tha pas nisjes së sulmit se objektivi i tyre nuk ishte rrëzimi i Bashar Al Assad, por shkatërrimi i bazave dhe laboratorëve të armëve kimike. Sulmi i SHBA/ Damasku: U lëshuan 110 raketa. Moska dhe Teherani: U rrëzuan nga sistemi i Bashkimit Sovjetik; koalicioni do mbajë përgjegjësi për këtë aventurë

Të fundit