Flash News

KRYESORE

Video/ 15 vjeçarja në Tiranë shpëtohet nga flakët duke zbritur me litar

Video/ 15 vjeçarja në Tiranë shpëtohet nga flakët

Flakët brenda një banese në zonën e Kinostudios në Tiranë kanë rrezikuar edhe jetët e dy fëmijëve, midis tyre një vajzë 15 vjeç. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për shkak të vështirësisë për evakuuimin, kanë vendosur të zbresin vajzën me litar nga banesa e saj në banesën që ndodhet një kat më poshtë.

Video e shpëtimit të vajzës është publikuar nga ‘JOQ’, ndërkohë që ajo është transportuar në spital për t’iu nënshtruar kontrollit të mjekëve.

Nga flakët fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Të fundit