Flash News

KRYESORE

Video/ 24-vjeçari i qëlluar nga policia mik i Stresit, reperi nga spitali: Po manipulojnë raportin mjeko-ligjor

Video/ 24-vjeçari i qëlluar nga policia mik i Stresit, reperi nga

24-vjeçari Sidion Tabaku i qëlluar mbrëmjen e djeshme me plumb në këmbë pasi nuk iu bind forcave të policisë, është mik i reperit Stresi.

Në një prononcim për Fax News, Arkimend Lushaj i njohur si Stresi shprehet se po tentohet të manipulohet raporti mjeko-ligjor.

"Ka plumbin në kofshë dhe tani mund të shkoni që ta verifikoni këtë që them. Është qëlluar sepse nuk kishte patentë, e gjetëm të gjakosur dhe motorrin e shkatërruar.

Ai i shkreti ka pasur frikën e patentës që nuk e ka pasur, se dje kishte dalë për herë të parë me motor.

E kanë copëtuar të shkretin, po tentojnë që të manipulojnë raportin mjekësor. Asnjë lloj manovre nuk ka bërë me motor, se na njohin të gjithë në lagje, nuk ka pasur asnjë problem me policinë. Ai mund të kishte vdek, ka qenë në gjendje të rëndë”, është shprehur Stresi.

SHÇBA pretendon se Tabaku nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, dhe në lidhje me rastin kanë nisur hetimet. I riu ka marrë plagë të shumta dhe në fytyrë përveç plumbit në këmbë, plagë të cilat sipas tij i janë shkaktuar për shkak të rrëzimit nga motori pas marrjes së plumbit.

Të fundit