Flash News

KRYESORE

Video/ 28-vjeçari me makinë luksoze lëviz me 114 km/orë në rrugët e Tiranës

Video/ 28-vjeçari me makinë luksoze lëviz me 114 km/orë

Policia e shtetit ka publikuar në faqen e saj në rrjetin social Facebook të tjera video sa i takon aksionit të zhvilluar nga policia rrugore e kryeqyteti mbrëmjen e djeshme me Drager dhe Radar.

“Në rrugën e Kavajës në qendër shumë të banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/orë, drejtuesi i mjetit tip benz shtetasi O.K 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz të tij me shpejtësi 114 km/orë.

Drejtuesit të mjetit ju tërhoq Leja e Drejtimit për të dale në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kjo shpejtësi është rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, thekson policia.

 

Të fundit