Flash News

KRYESORE

Video/ 600 mijë lekë pagë në muaj, aktori i njohur: Kjo është arsyeja që s’jam martuar

Video/ 600 mijë lekë pagë në muaj, aktori i njohur: Kjo

Në ndryshim nga herët e tjera, ku politikanët dhe analistët dominonin në studio, mbrëmë moderatori Artur Zheji ka zgjedhur një temë dhe panel ndryshe për emisionin ‘360 gradë’.

Të ftuar ishin aktorët Rezart Veleshnja, Florian Binaj, Agron Llakaj, Laert Vasili dhe Julian Deda, teksa po diskutohet për: “Në Shqipëri, a është e vërtetë se politikanët gënjejnë më shumë se aktorët”.

Ndërsa diskutonin për problematikat që shqetësojnë shoqërinë sot, ata u ndalën edhe te pagesat e tyre si aktorë.

Veleshnja duke debatuar me Vasilin e pyet për pagën.

Veleshnja: Ca pagese merre ti, se ti mishëron Shekspir, Makbeth etj, etj., merr 600 mijë lekë rrogë, sa e ke qiranë e shtëpisë?

Vasili: 300 mijë lekë

Vleshnja: Ti 600 mijë merr në teatër, si do paguash ti që me 300 mijë lekë të dalësh e të bësh Shekspir?

Vasili: Kjo është arsyeja që s’jam martuar mor burrë i dheut, s’ka grua që më merr mua me këtë rrogë, ca flet.

Të fundit